Qendra e ndihmës

Si mund të të ndihmojmë?

Gjej përgjigje për paketimin, gjurmimin dhe koston e një dërgese.

Pyetjet e shpeshta

Paketimi dhe nisja

Përgatite pakon dhe të dhënat përpara se të konfirmosh dërgesën.

Si ta paketoj dërgesën?

Përdor një kuti të fortë dhe mbush boshllëqet që përmbajtja të mos lëvizë. Mbylle me shirit dhe vendos etiketën në një sipërfaqe të sheshtë, larg cepave.

Çfarë duhet të shkruaj në etiketë?

Shëno emrin e marrësit, numrin e telefonit dhe adresën e plotë. Shto një udhëzim të shkurtër nëse hyrja gjendet me vështirësi.

Po nëse pakoja është e brishtë?

Mbështille çdo send veçmas dhe përdor material mbrojtës në të gjitha anët e kutisë. Përpara nisjes, na trego përmbajtjen dhe pyet për trajtimin e saj.

Gjurmimi dhe dorëzimi

Përdor referencën e dërgesës kur pyet për statusin ose për një ndryshim.

Ku e gjej kodin e gjurmimit?

Kontrollo konfirmimin e dërgesës ose kërkoja kodin dërguesit. Vendos kodin e pakos te Gjurmimi për të parë statusin. Nëse nuk e gjen kodin, na shkruaj te Kontakti.

Pse statusi mund të mos ketë ndryshuar ende?

Statusi tregon hapin e fundit të regjistruar. Nëse do të verifikosh ecurinë e një pakoje reale, na shkruaj me kodin e saj.

Si kërkoj ndryshim adrese?

Na kontakto sa më herët me kodin e gjurmimit dhe adresën e re. Mundësia e ndryshimit varet nga etapa ku ndodhet pakoja.

Kostoja dhe porositë e dyqaneve

Përgatit të dhënat e një pakoje ose të planit të dërgesave për biznesin tënd.

Si marr një çmim përfundimtar?

Te Llogaritësi mund të shohësh tarifën standarde. Për një ofertë të personalizuar, na shkruaj me itinerarin, peshën, përmasat dhe afatin.

Çfarë detajesh duhen për disa dërgesa në javë?

Shëno numrin e përafërt të pakove, qytetet e destinacionit, ditët kur pakot janë gati dhe si i trajton kthimet. Shiko edhe çfarë të përfshish në kërkesën për biznesin.

Kontakti

Ke pyetje për një pako?

Na shkruaj në Instagram. Për një dërgesë në rrugë, mbaj gati kodin e gjurmimit.

Shkruaj te @ventopost